Një përkthim i vjetër i një kapitulli mbi gjuhët proto-indo-europiane nga libri fantastik Guns, Germs and Steel me autor Jared Diamond.
Më shumë se 4000 vjet përpara përhapjes së Europianëve në të gjithë kontinentet e tjera, kishte një shtrirje të mëhershme brënda për brënda Europës dhe Azisë perëndimore e cila i dha jetë shumicës së gjuhëve që fliten sot në këtë hapësirë. Edhe pse këto pushtues të mëhershëm ishin analfabetë, shume element të gjuhës dhe kulturës së tyre mund të rindërtohen nga rrënjët e fjalëve të ruajtura nga gjuhet modern Indo-Europiane. Pushtimi i shumicës së Euroazisë nga to, si dhe ekspansioni i mëvonshëm përtej oqeaneve i pasardhësve të tyre, duket të ketë qënë një aksident i bio-gjeografisë.
‘Yksi, kaksi, kolme, nelja, viisi.’ Pashë një vajzë të vogël tek numëronte me zë të lartë pesë gogla. Ajo ngjante e zakonshme por fjalet e saj ishin të cuditshme. Në shumicën e vëndeve të tjera të Europës do të dëgjoja fjalë të ngjashme ‘one, two, three’ në Anglisht, ‘uno, due, tre’ në Italisht, ‘ein, zwei, drei’ në Gjermanisht, ‘odin, dva, tri’ në Rusisht. Por isha me pushime në Finlandë, dhe Finlandishtja nuk është një nga gjuhët Indo-Europiane të Europës.
Sot, shumica e gjuhëve Europiane dhe shumë gjuhë Aziatike deri edhe në Indi janë shumë të ngjashme me njëra tjetrën. Sado mund të ankohemi kur jemi duke mësuar përmëndësh një listë më fjalë franceze, gjuhët e ashtuquajtura ‘Indo-Europiane’ i përngjasin Anglishtes, njëra tjetrës, dhe janë të ndryshmë nga të gjitha gjuhët e tjera të botës në fjalor dhe gramatikë. Vetëm 140 nga mbi 5000 gjuhët moderne të botës janë pjesë e kësaj familjeje, por rëndësia e tyre është shumë më e madhe se ky raport. Falë përhapjes botërore të Europianëve që nga viti 1491, sidomos të Anglezëve, Spanjollëve, Portugezëve, Francezëve dhe Rusëve, përafërsisht gjysma e popullatës së sotme botërore prej 5 miliardësh tashmë flet një gjuhë Indo-Europiane si gjuhë të parë.
Mund të na duket tërësisht e natyrshme, dhe pa nevojë për shpjegime të mëtejshme se shumica e gjuhëve Europiane i ngjajnë njëra-tjetrës deri në momëntin që udhëtojmë në pjesë të botës me diversitet të madh gjuhësor dhe kuptojmë se sa i çuditshëm është homogjeniteti gjuhësor i Europës. Për shëmbull, në malësitë e Guinesë së Re ku punoj dhe ku kontakti me botën filloi vetëm gjatë shekullit të njëzetë, gjuhë po aq të ndryshme sa Kinezishtja me Anglishten shkëmbehen me njëra tjetrën në distanca shumë të vogla. Euroazia duhet të ketë pasur po kaq diversitet në konditat fillestare dhe gradualisht duhet të jetë bërë më pak e ndryshueshme deri sa disa njerëz të cilët flisnin nënën e familjes së gjuhëve Indo-Europiane zhdukën të gjitha gjuhët e tjera Europiane.
GJUHËT INDO-EUROPIANE
Anglishtone two three mother brother sister\ Gjermanishtein zwei drei Mutter Bruder Schëester\ Frëngjishtun deux trois mere frere soeur\ Latinishtunus duo tres mater frater soror\ Rusishtodin dva tri mat’ brat sestra\ Irlandishte e vjetëroen do tri mathir brathir siur\ Tokarishtsas wu trey macer procer ser\ Lituanishtvienas du trys motina brolis seser\ Sanskritishteka duva trayas matar bhratar svasar\ Shqip një dy tre nënë vëlla motër\ PIEoynos dëo treyes mater bhrater suesor
GJUHWT JO-INDO-EUROPIANE
Finlandishtyksi kaksi kolme aiti veli sisar\ Foreka tara kakaga nano naganto nanona
PIE ka kuptimin para-Indo-Europiane, gjuha e rindërtuar amëtare e Indo-Europianëve të hershëm. Fore është një gjuhe e malësive të Guinesë së Re. Vini re se shumica e fjalëve janë shumë të ngjashm ndërmjet gjuhëve Indo-Europiane dhe tërësisht të ndryshmë me gjuhet jo-Indo-Europiane.
Nga të gjitha proçeset nëpërmjet të cilave bota moderne humbi diversitetin e saj të hershëm, ekspansioni Indo-Europian ka qënë më i rëndësishmi. Faza e parë e këtij ekspansioni, i cila kohë më parë përçoi gjuhët Indo-Europiane në Europë dhe shumicën e Azisë, u ndoq nga një fazë e dytë e cila filloi në vitin 1492 dhe e përcoi këtë gjuhë në të gjithë kontinentet e tjera. Kur dhe ku filloi pushtimi Indo-Europian? Pse nuk u pushtua Europa nga gjuhët Finlandeze apo Asiriane por nga ato Indo-Europiane?
Ndërsa problemi Indo-Europian mbetet problemi më i njohur në historinë e gjuhësisë, është njëkohësisht një problem arkeologjik dhe historik. Në rastin e Europianëve që vepruan gjatë fazës së dytë të ekspansionit Indo-Europian me fillim më 1492, ne njohim jo vetëm fjalorin dhe gramatikën e tyre, por edhe portet detare nga ata u nisën, datat e lundrimit, emrat e prijësve të tyre, dhe përse ata ishin të suksesshëm në pushtimin e botës së re. Por — edhe pse kjo popullatë pushtoi botën dhe themeloi shoqëritë më dominuese të ditëve të sotme — aventura për të kuptuar fazën e parë është një hulumtim për një shoqëri bishtnuese, gjuha dhe organizimi e së cilës shtrihet e fshehur në të kaluarën para-alfabete. Kjo aventurë është një histori fantastike hetimi, zgjidhja e të cilës është e varur nga një gjuhe e gjetur prapa një muri sekret në një manastir Budist, dhe mbi një gjuhe italike të ruajtur pashpjegueshmërisht në mbështjellën prej liri të një mumjeje të lashtë Egjiptiane.
Kur e mendon për herë të parë, mund të justifikohesh për vendimin se problem Indo-Europian është qartësisht i pazgjidhshëm. Duke qënë se gjuha amtare Indo-Europiane lindi përpara lindjes së shkrimit, a nuk është praktikisht e pamundur për tu studjuar? Edhe sikur të gjejmë skelete apo relike arkeologjike të Indo-Europianëve të parë, si do ti njihnim ata? Skeletet dhe vazot e Hungarezëve modern, të cilët jetojnë në qendër të Europës, janë tipikisht po aq Europianë sa gulashi është Hungarez. Një arkeolog i të ardhmes duke gërmuar një qytet Hungarez, nuk do të zbulonte dot kurrë se Hungarezët flasin një gjuhe jo-Indo-Europiane nësë nuk do të gjenin ndonjë shëmbull të shkrimit të tyre. Edhe nëse mund të identifikonim vendin dhe kohën e Indo-Europianëve të parë, si mund të gjenim avantazhin që lejoi triumfin e gjuhës së tyre?
Habitshem, del se gjuhëtarët kanë qënë te aftë ti japin përgjigje disa prej këtyre pyetjeve duke analizuar vetë gjuhët. Do të shpjegoj se përse jemi kaq të sigurtë se shpërndarja e gjuhëve sot reflekton një ‘pushtim gjuhësor’ të së kaluarës, dhe më pas do të vlerësoj kur dhe ku u fol fillimisht gjuha mëmë (PIE), dhe si arriti të pushtojë një hapësirë kaq të gjerë të globit. Si mund të konkludojmë se gjuhët Indo-Europiane moderne arritën të zëvendësojnë gjuhë të tjera tashmë të zhdukura? Nuk po flas këtu për zëvendësime të fazës së dytë të cilat janë vëzhguar tek ndodhnin 500 vitet e fundit, si për shëmbull Anglishtja dhe Spanjishtja të cilat shpërngulën shumicën e gjuhëve autoktone të Amerikave dhe Australisë. Këto ekspansione modern ishin qartazi rezultat i avantazheve që Europianët fituan nëpërmjet armëve, mikrobeve, hekurit, dhe organizimit politik. Jo, po flas rreth zëvendësimeve hipotetike të fazës së parë kur gjuha Indo-Europiane shpërnguli gjuhët më të vjetra të Europës dhe Azisë perëndimore, dhe kjo duhet të ketë ndodhur përpara se shkrimi të arrinte në këto zona. Harta në faqen pasardhëse tregon shpërndarjen e degëve të gjuhëve Indo-Europiane të cilat kishin mbijetuar deri më vitin 1492, pak përpara se Spanjollët të fillonin kapërcimin e Atlantikut me Kolombin. Tre degëzime janë vecanërisht të njohura për shumicen e Europianëve dhe Amerikanëve: Gjermanikja (e cila përfshin Anglishten dhe Gjermanishten), Italikja (e cila përfshin Frëngjishten dhe Spanjishten), dhe Sllavja (e cila përfshin Rusishten), çdo degëzim ka nga dymbëdhjetë deri në gjashtëmbëdhjetë gjuhë që ende mbijetojnë, si dhe 300 deri në 500 milionë folës. Degëzimi më i madh sidoqoftë është ai Indo-Iranian, me rreth nëntëdhjetë gjuhë dhe afërsisht 700 milion folës nga Irani deri në Indi (duke përfshirë gjuhën Rome). Disa degëzime relativisht të vogla janë Greqishtja, Shqipja, Armenishtja, Balltikja (e cila përfshin Lituanishten dhe Letonishten), dhe degëzimi Kelt (duke përfshire gjuhen e Uellsit dhe ate Gaelike), secili me vetëm dy deri në dhjetë millionë folës. Vec këtyre, të paktën dy degëzime të gjuhëve Indo-Europiane, Anatolishtja dhe Tokarishtja, janë zhdukur kohë më pare por ekzistenca e tyre provohet shëmbuj të shkruar, ndërkohë që degëzime të tjera janë zhdukur pa lënë gjurmë.
HARTA E GJUHËVE TË EUROPËS DHE AZISË PERËNDIMORE
Çfare provon se gjithë këto gjuhë janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe të ndryshme nga gjuhë të tjera? Një e dhënë e qartë është fjalori i përbashkët, siç ilustrohet nga tabela e fjalorit më poshtë si dhe mijëra shëmbuj të tjerë. Një tjetër e dhënë është ngjashmëria e shkronjave të fundit të fjalëve (i ashtuquajturi: fund infleksional) që përdoren për të zgjedhuar foljet dhe lakuar emrat. Këto mbarime të ngjashme ilustrohen nga një pjesë e zgjedhimit të foljes ‘të jesh’ e treguar më poshtë. Bëhet më i thjeshtë identifikimi i këtyre ngjashmërive kur merret parasysh se rrënjët dhe mbarimet e fjalëve nuk ndahen në mënyrë identike në gjuhë të ndryshme. Në fakt, një tingull i veçantë në njërën gjuhë shpesh zëvendësohet nga një tjetër tingull në gjuhën tjetër. Shëmbuj të njohur janë ekuivalencat e shpeshta midis ‘th’ në Anglisht dhe ‘d’ në Gjermanisht (fjala angleze ‘thing’ është e njëjtë me fjalën Gjermane ‘ding’, ‘thank’ është e njëjtë me ‘danke’), ose midis ‘s’ në Anglisht dhe ‘es’ në Spanjisht (fjala Angleze ‘school’ është e njëjtë me fjalën ‘escuela’, ‘stupid’ me fjalën ‘estupido’). Këto janë disa ngjashmëri të detajuara midis gjuhëve Indo-Europiane, ama tipare tingullore të përgjithshme dhe të formësimit të fjalëve i ndajnë gjuhët Indo-Europiane nga gjuhë të familjeve të tjera. Për shëmbull, theksi im i tmerrshëm francez më turpëron porsa hap gojën për të pyetur, ‘Ou est le metro’. Por vështrësite e mia me Frengjishten janë të pakrahasueshme me paaftësinë time të plote për të prodhuar tingujt kërcitës të disa gjuhëve të Afrikës jugore, ose për të intonuar tetë shkallët e zanoreve në gjuhët e Rrafsheve të Liqeneve pranë ultësirave të Guinesë së Re. Natyrisht, miqte e mi nga Rrafshet e Liqeneve më mësonin me kërshëri emra zogjsh që ndryshoni vetëm në intonim nga fjalët për jashtëqitjen, dhe pastaj shihnin teksa pyesja fshatarin e radhës që takoja për më shumë informacion mbi zogun e lartpërmendur.
GJUHËT INDO-EUROPIANE PËRBALLË ATYRE JO-INDO EUROPIANE PËR SA I PËRKET PJESËZAVE TË MBARIMIT TË FOLJEVE: TË JESH APO TË MOS JESH
GJUHËT INDO-EUROPIANE
Anglisht (I) am (he) is\ Gotikisht im ist\ Latinisht sum est\ Greqisht eimi esti\ Sanskritisht asmi asti\ Old Church Slavonic jesmi jesti
GJUHËT JO-INDO-EUROPIANE
Finlandisht Oien on
Ore miyuëe miye
Jo vetëm fjalori, por edhe pjesëzat fundore të foljeve dhe emrave, lidhin gjuhët Indo-Europiane me njëra tjetrën dhe i ndajnë ato nga gjuhët e familjeve të tjera.
Formimi i fjalëve është një prej këtyre elementëve edhe pse tingëllon shpesh shumë ndryshe. Emrat dhe foljet Indo-Europiane kanë mbaresa të ndryshme që ne i mbajmë mënd përmendësh (Sa prej ju nxënës të latinishtes mund të recitojnë menjëherë amo, amas, amat, amamus, amatis, amant?) Secila prej këtyre mbaresave foljore jep disa lloje informacioni. Për shëmbull, shkronja ‘o’ në fjalën ‘amo’ specifikon vetën e parë njëjës të kohës së tashme, forma veprore: i dashuri jam unë, jo rivali im; një si mua, jo më shumë; jam duke dhënë, jo duke marrë dashuri; dhe po e jap tani, jo dje. Zoti e ndihmoftë të dashuruarin nëse ai e kompozon serenadën e tij qoftë edhe me një gabim gjuhësor! Nga ana tjetër, gjuhë të tjera si Tuqishtja, përdorin një rrokje ose fonemë të ndryshme për cdo informacioni të tillë, ndërsa gjuhë akoma më të ndryshme, si Vietnamishtja, përjashtojnë këto lloj variacioni në fjalëformimin e tyre.
Duke marrë parasysh gjithë këto ngjashmëri midis gjuhëve Indo-Europiane, si shpjegohen ndryshimet që kanë lindur midis tyre? Një e dhënë është se çdo gjuhë dokumentat e shkruar të së cilës gjenden prej shumë shekujsh, mund të vëzhgohet tek ndryshon me kalimin e kohës. Për shëmbull, anglishtfolësve modernë, Anglishtja e shekullit të tetëmbëdhjetë i duket e çuditshme por tërësisht e kuptueshme; ata mund të lexojnë Shekspirin (1564–1616), ama i duhen shënimet e autorit për të kuptuar shumë nga fjalët e tij; tekstet e Anglishtes së Vjetër ama, si për shëmbull poema Beowolf (rreth 700–750), janë pothuaj një gjuhë e huaj për ta. Një shëmbull i mirë se si Anglishtja ka ndryshuar përgjatë 1000 viteve të fundit na përcillet nga Psalmi i Njëzetetretë:
Versioni Modern (1989)
The Lord is my shepherd, i lack nothing. He lets me lie down in green pastures. He leads me to still waters.
Bibla e Mbretit James (1611)
The Lord is my shepherd, i shall not want. He maketh me to lie down in green pastures. He leadeth me beside the still waters.
Anglishte e Mesme (1100–1500)
Our Lord gouerneth me, and nothyng shal defailen to me. In the sted of pasture he sett me ther. He norissed me upon water of fyllyng.
Anglishte e Vjetër (800–1066)
Drihten me raet, ne byth me nanes godes wan. And he me geset on swythe good feohland. And fedde me be waetera stathum.
Ndërkohë që folësit e një prej gjuhëve origjinale u shpërndanë në hapësira të ndryshme dhe kishin kontakt të limituar me njëri tjetrin, ndryshimet e pavarura të fjalëve dhe shqiptimet e çdo rajoni në mënyrë të paevitueshme sollën dialekte; këto ishin të ngjashme me ato që kanë lindur në pjesë të ndryshme të Shteteve të Bashkuara në pak shekujt që kanw kaluar nga kolonizimi i përhershëm britanik i 1607-ës. Me kalimin e më shumë shekujve, dialektet devijojnë deri në pikën që folësit e tyre nuk mund të merren më vesh me njëri tjetrin dhe kështu klasifikohen si gjuhë të ndryshme. Një nga shëmbujt më të mirëdokumentuar të këtij procesi është zhvillimi i gjuhëve Romance pas shkërmoqjes së Latinishtes rreth vitit 500. Tekste të shkruara që mbijetojnë që prej shekullit të tetë na tregojnë se si gjuhët e Francës, Italisë, Spanjës, Portugalisë, dhe Rumanisë devijuan gradualisht nga Latinishtja — dhe nga njëra-tjetra.
Derivimi i gjuhëve moderne Romance nga Latinishtja ilustron se si grupe gjuhësh të ngjashme zhvillohen nga një gjuhë e hershme e përbashkët. Edhe sikur të mos kishim asnjë teskt të shkruar Latinisht, do kishim gjithsesi mundësinë për të rindertuar shumicën e gjuhës Latine duke krahasuar trajtat e saj në degëzimet e gjuhëve të sotme Romance. Në të njëjtën mënyrë, dikush mund të rindërtojë një pemë familjare të të gjitha degëzimeve të gjuhëve Indo-Europiane duke u bazuar pjesërisht në tekste të hershme, dhe pjesërisht në konkluzionet që mund të arrihen duke studjuar ato. E pra, edhe evolucioni gjuhësor proçedon me prejardhje dhe divergjence, ngjashmërisht me punën e Darvinit mbi evolucionin Biologjik. Në gjuhët si dhe në skeletet e tyre, Britanikët dhe Australianët, të cilët filluan të devijojnë nga njëri tjetri me kolonizimin e Australisë më 1788, janë shumë më të ngjashëm me njëri-tjetrin se sa me Kinezët, prej të cilëve janë degëzuar dhjetëramijëra vjet më parë. Me kalimin e kohës, gjuhët e çdo cepi të globit do të vazhdojnë të devijojnë, devijim i cili do të zbutet vetëm nga kontakte të vazhdueshme me popullatat e afërta me to. Një shëmbull i këtij rezultati është Guinea e Re, e cila nuk ishte unifikuar ende politikisht përpara kolonizimit Europian, dhe ku rreth njëmijë gjuhë të pakuptueshme me njëra tjetrën — përfshi këtu dhjetra gjuhe me asnjë lidhje jo vetëm me njëra tjetrën por me asnjë gjuhë tjetër në botë — fliten sot në një hapësirë sa shteti i Teksasit. Rrjedhimisht — kudo që fliten gjuhë të njëjta ose të ngjashme të shtrira në hapësira të mëdha gjeografike — duhet të arrijmë në përfundimin se ora e evolucionit gjuhësor duhet të ketë rifilluar vetëm kohët e fundit. Me pak fjalë, një gjuhë duhet të jetë shpërndarë kohët e fundit, duhet të ketë eliminuar të gjitha gjuhët e tjera, dhe duhet të ketë filluar të divergjojë nga fillimi. Një proçes i tillë është arsyeja e ngjashmërive të mëdha ndërmjet gjuhëve Bantu të Afrikës jugore dhe ndërmjet gjuhëve Austroneze të Azise Juglindore dhe Paqesorit.
Gjuhët Romance janë përsëri shëmbulli më i mirëdokumentuar. Rreth vitit 500 P.E.S. Latinishtja kufizohej në një hapësirë të vogël rreth e rrotull Romës dhe ishte vetëm një nga gjuhët e shumta që fliteshin në Itali. Ekspansioni i Romakëve zhduku të gjitha gjuhët e tjera të Italisë e më pas degëzime të tëra të familjes Indo-Europiane gjetkë ne Europë si për shëmbull gjuhët kontinentale Kelte. Këto degëzime simotra u zëvendësuan kaq tërësisht nga Latinishtja sa që sot i njohim vetëm nga fjalë, emra e shënime të rralla. Me ekpansionin pasues detar të Spanjollëve dhe Portugezëve pas 1492, gjuha që fillimisht flitej nga disa qindra mijëra Romakë shtypi qindra gjuhë të tjera dhe i dha jetë gjuhëve Romance, të cilat sot fliten nga gjysëm miliard njerëz.
Nëse familja e gjuhëve Indo-Europiane në tërësi do të kishte një zhvillim të ngjashëm me atë Romance, pritmshmëritë do të ishin se mbetje të gjuhëve të zhdukura jo-Indo-Europiane do të mbijetonin tek-tuk. E vetmja gjurmë e tillë që mbijeton sot në Europën Perëndimore është gjuha Baske, e cila nuk ka asnjë lidhje me gjuhët e tjera që fliten sot në botë. (Gjuhët e tjera jo-Indo-Europiane të Europës moderne — Hungarishtja, Finlandishtja, Estonishtja dhe ndoshta edhe gjuha Lapp — janë pushtuese relativisht të vona të ardhura nga lindja.) Sidoqoftë, kishte gjuhë të tjera që fliteshin në Europë deri në kohët Romake, dhe nga këto mjaftueshëm fjalë dhe shënime janë ruajtur për ti identifikuar si jo-Indo-Europiane. Më e konservuara e këtyre gjuhëve të zhdukura është gjuha misterioze Etruske e Italisë veriperëndimore, nga e cila kemi 281 rreshta me fjalë të shkruajtura në një copë pëlhure. Kjo pëlhurë përfundoi në Egjipt, ku u përdor si mbeshtjellëse për një mumje. Të gjitha gjuhët e zhdukura jo-Indo-Europiane ishin copëza të mbetura nga ekspansioni Indo-Europian. Akoma më shumë nga këto mbetje gjuhësore u përthithën nga gjuhët Indo-Europiane që mbijetojnë sot. Për të kuptuar se si gjuhëtarët mund të identifikojnë këto copëza, imagjino sikur, si një vizitor i porsambërritur nga hapësira, të jepen tre libra në anglisht të shkruajtur nga një Britanik, një Amerikan dhe një Austrlian mbi vendet e tyre specifike. Gjuha dhe shumica e fjalëve në të tre librat do të ishin të njëjta. Por nëse do të krahasoje librin Amerikan me atë mbi Anglinë, Amerikani do të kishte plot emra të huaj krahasuar me gjuhën e përbashkët të këtyre librave, emra si: Massachusetts, Winnepesaukee, dhe Mississippi. Libri Australian do të përmbante gjithashtu emra po aq të huaj krahasuar me gjuhën e përbashkët, madje aspak të ngjashëm me emrat Amerikanë si për shëmbull: Woonarra, GoondiWindi, dhe Murrumbidgee. Mbase do të merrje me mënd se emigrantët britanikë që mbërrinin në Amerikë dhe Australi takonin autoktonët të cilët flisnin gjuhë të ndryshme, dhe nga këto gjuhët emigrantët çukisnin emra për vëndet dhe sendet lokale. Do ishte madje e mundur edhe të zbuloje diçka mbi fjalët dhe tingujt e këtyre gjuhëve të panjohura. Ne i njohim gjuhët autoktone Amerikane dhe Australiane prej nga janë marrë këto fjalë, dhe mund të konfirmojmë se përfundimet e tërthorta mbi këto gjuhë do të ishin të sakta.
Gjuhëtarë studiues të disa gjuhëve Indo-Europiane kanë zbuluar në mënyrë të ngjashme fjalë të huazuara nga gjuhë të zhdukura në dukje jo-Indo-Europiane. Për shëmbull, një e gjashta e fjalëve Greke derivimet e të cilave mund të gjurmohen, duket se janë jo-Indo-Europiane. Këto fjalë përmbushin pritshmëritë dhe janë të llojit që mund të huazoheshin prej autoktonëve nga Grekët pushtues: emra vëndesh si Korinth apo Olimpus, fjalë për të korra Greke si ulliri dhe hardhia, si dhe emra Zotësh dhe heronjsh si Athina ose Odiseja. Këto fjalë mund të jenë trashëgimia gjuhësore e gjuhëve para-Indo-Europiane tek pushtuesit Grekë. Rrjedhimisht, të paktën katër tipe provash tregojnë se gjuhët Indo-Europiane janë produkte të një ‘pushtimi të lashtë gjuhësor’. Provat përfshijnë marrdhëniet prej peme familjare të gjuhëve Indo-Europiane që mbijetojnë sot; diversitetin shumë më të madh linguistik të hapësirave si Guinea e Re, të cilat nuk janë pushtuar kohët e fundit; gjuhët jo-Indo-Europiane që mbijetuan në Europë deri në kohët Romake ose më vonë, si dhe trashëgimia jo-Indo-Europiane që gjendet në disa gjuhë Indo-Europiane. Duke marrë parasysh këto prova të një gjuhë mëmë Indo-Europiane të së kaluarës së hershme, a mundemi të rindërtojmë diçka nga kjo gjuhë? Në pamje të parë, nocioni i mësimit të shkrimit të një gjuhe të zhdukur e pa gjurmë të shkruara duket absurd. Në fakt, gjuhëtarët kanë arritur të rindërtojnë pjesën më të madhe të kësaj gjuhe mëmë duke ekzaminuar rrënjët e fjalëve të përdorura nga gjuhët e shumta Indo-Europiane.
Për shëmbull, nësë fjala që do të thotë ‘dele’ është tërësisht e ndryshme në secilin prej degëzimeve Indo-Europiane, nuk mund të arrijmë në asnjë përfundim mbi formën e fjalës dele në gjuhën mëmë. Por nëse fjala është e ngjashme në disa degëzime, sidomos në degëzime aq të largëta gjeografikisht sa ai Indo-Iranian dhe ai Celtik, mund të arrijmë në përfundimin se fjalët e ndryshme kanë trashëguar të njëjtën rrënjë fjale nga gjuha mëmë. Duke ditur ndryshimet tingëllore që kanë ndodhur ndërmjet gjuhëve aktuale, do të ishte madje e mundur të rindërtohej edhe forma e fjalës në gjuhën mëmë.
NJË DELE ËSHTË NJË DELE ËSHTË NJE DELE
Në shumë gjuhë moderne Indo-Europiane, si dhe në disa gjuhë të lashta të cilat i njohim nga shkrime të konservuara, fjalët që kanë kuptimin ‘dele’ janë mjaft të ngjashme. Këto fjalë duhet të kenë derivuar nga një formë trashëgimore që është konkluduar se ka qënë owis dhe që është përdorur në gjuhën para-Indo-Europiane (PIE), gjuha e pashkruar mëmë.
Siç tregohet nga figura më lart, fjala ‘dele’ në shumë gjuhë Indo-Europiane nga India e deri në Irlandë është mjaft e ngjshme: avis, hawis, ovis, ois, oi, etj. Forma moderne në Anglisht ‘sheep’ është qartazi nga një tjetër rrënjë, ama anglishtja ruan edhe formën origjinale të rrënjës në fjalën ‘ewe’. Duke marrë parasysh ndryshimet tingullore që kanë pësuar gjuhë të ndryshme Indo-Europiane mendohet se forma origjinale ka qënë ‘owis’.
Porsi në rastin e fjalëve që kishin kuptimin ‘dele’, fjalët që kanë kuptimin ‘të pjerdhësh fort’ janë të ngjashme në shumë gjuhë të shkruara Indo-Europiane. Pra mendohet se ka ekzistuar një fjalë me këtë kuptim që kishte formën ‘perd’ e cila përdorej në gjuhën para-Indo-Europiane (PIE).
Natyrisht, e njëjta rrënjë fjale që përdoret nga disa gjuhë të ndryshme nuk tregon detyrimisht një trashëgimi të përbashkët me gjuhën mëmë. Fjala mund të jetë përhapur më vonë nga njëra gjuhë moderne tek tjetra. Arkeologë skeptikë ndaj gjuhëtarëve që provojnë të rindërtojnë gjuhën mëmë, citojnë shpesh fjalë si ‘Coca-Cola’, e përdorur nga shumë gjuhë moderne Europiane. Arkeologët mendojnë se gjuhëtarët do t’ja ngarkonin në mënyrë absurde fjalën ‘Coca-Cola’ një gjuhe të lashtë mijëra vjeçare. Në fakt, ‘Coca-Cola’ ilustron se si linguistët diferencojnë huazimet bashkëkohore nga trashëgimitë e lashta: kjo fjalë është qartazi e huaj (‘coca’ vjen nga një fjalë Peruane Indiane, ndërsa ‘cola’ nga Afrika Perëndimore); kjo fjalë gjithashtu nuk shfaq asnjë nga ndryshimet tingullore ndërmjet rrënjëve të gjuhëve të vjetra Indo-Europiane (edhe në Gjermanisht quhet ‘Coca-Cola’, jo Kocherohler). Me të tilla metoda, gjuhëtarët kanë qënë të aftë të rindërtojnë pjesë të konsiderueshme të gramatikës si dhe rreth 2000 rrënjë te fjalëve para-Indo-Europiane (PIE).
Kjo nuk do të thotë se të gjitha fjalët moderne në gjuhët Indo-Europiane janë pasardhëse të PIE: shumica nuk janë të tilla pasi ndërkohë ka patur shumë ndërhyrje dhe huazime të reja (si rrënja e fjalës ‘sheep’ për shëmbull, e cila ka zëvendësuar rrënjën e vjetër para-Indo-Europiane ‘owis’). Trashëgimia e rrënjëve PIE përbëhet kryesisht nga fjalë universale njerëzore, fjalë të cilat me siguri njerëzit i shqiptonin mijëra vjet përpara: fjalë për numrat dhe marrdhëniet njerëzore; fjalë për pjesët e trupit dhe funksionet e tyre; si dhe fjalë mbi objekte bazike dhe koncepte si ‘qiell’, ‘natë’, ‘vjeshtë’, apo ‘ftohtë’. Ndërmjet fjalëve universale njerëzore të rindërtuara deri më tani janë fjalë të zakonshme si ‘të pjerdhësh’ me dy rrënjë të ndryshme në PIE në varësi të zhrmës së pordhës në fjalë. Rrënja e asaj me zë të lartë (në PIE ‘perd’) i dha jetë një serie me fjalë të ngjashme në gjuhët moderne Indo-Europiane (perdet, pardate, etj.) — duke përfshirë edhe fjalën në Anglisht ‘fart’ (shih figurën e mësipërme). Deri më tani kemi parë se si gjuhëtarët kanë qënë të aftë të nxjerrin, nga gjuhët e shkruara, prova për një gjuhë të pashkruar mëmë e cila ka pushtuar të gjithë kontinentin. Pyetjet e tjera qartazi janë: kur flitej PIE, ku flitej kjo gjuhë, dhe si mundi të zhdukte të gjithë gjuhët e tjera që ekzistonin përpara saj? Le të fillojmë me çështjen e kohës, një tjetër problem në dukje i pamundur për tu zgjidhur. Nuk është e lehtë që të zbulojmë fjalët e kësaj gjuhe të pashkruar, por si mund të arrijmë të përcaktojmë kohën kur kjo gjuhë flitej?
Fillimisht mund të ngushtojmë rangun e mundësive duke këqyrur shëmbujt më të hershëm të shkruar të gjuhëve Indo-Europiane. Për një kohë të gjatë, shëmbujt më të vjetër që studiuesit mund të identifikonin ishin tekste Iraniane të viteve 1000–800 P.E.S., si dhe tekste të Sanskritishtes të kompozuara rreth viteve 1200–1000 P.E.S., por të shkruara më vonë. Tekste të një mbretërie Mesopotame të quajtur Mitanni, të shkruajtura në një gjuhë jo-Indo-Europiane por që përmbajnë qartësisht disa fjalë të huazuara nga Sanskritishtja, e shtyjnë kohën e provuar të ekzistencës së gjuhëve të ngjashme me Sanskritishen deri në vitet 1500 P.E.S. Një tjetër arritje ndodhi vonë në shekullin e nëntëmbëdhjetë me zbulimin e një grumbulli me korispondencë të lashtë diplomatike Egjiptiane. Shumica e këtyre teksteve qe shkruar në një gjuhë Semite, por dy shkronja të një gjuhe të panjohur mbetën një mister deri kur gërmime në Turqi zbuluan qindra pllaka të shkruara në të njëjtën gjuhë. Pllakat rezultuan se ishin arkiva e një mbretërie e cila kishte lulëzuar midis viteve 1650 dhe 1200 P.E.S., dhe së cilës ne sot i referohemi me emrin biblik ‘Hitite’. Më 1917 studiuesit u habitën nga gjetja se — pas deshifrimit — gjuha Hitite i përkiste një dege deri më atëherë të panjohur, shumë të ndryshme dhe arkaike e tashmë të zhdukur, të familjes Indo-Europiane, e cila u quajt Anatolishte. Disa emra qartazi të ngjashëm me gjuhën Hitite përmënden në letra të hershme të tregtarëve Asirianë në një pikë mallrash pranë kryeqytetit Hitit dhe e shtyjnë shtegun historik deri afër viteve 1900 P.E.S. Kjo mbetet prova e parë direkte e ekzistencës së një gjuhë Indo-Europiane.
Pra, deri më 1917, dy degë të familjeve Indo-Europiane — Anatolishtja dhe Indo-Iranishtja — u provua se ekzistonin respektivisht rreth viteve 1900 dhe 1500 P.E.S. Një degë e trete e hershme u vertetua më 1952, kur kriptografi i ri Britanik Michael Ventris, tregoi se shkrimi i ashtuquajtur Linear-B i gjetur në Kretë dhe Greqi, dhe që i kishte rezistuar deshifrimit që nga zbulimi më vitin 1900, ishte një formë e hershme e gjuhës Greke. Këto tableta të Linear-B datonin rreth vitit 1300 P.E.S. Hititja, Sanskritishtja dhe Greqishtja e lashtë janë gjuhë shumë të ndryshme nga njëra tjetra, sigurisht shumë më të ndryshme se Frengjishtja me Spanjishten në ditët e sotme, të cilat divergjuan nga njera tjetra përpara mbi 1000 vjetësh. Ky fakt sugjeron se Hititishtja, Sanskritishtja dhe Greqishtja duhet te jenë shkëputur nga PIE rreth vitit 2500 P.E.S. ose edhe më përpara. Si mund të gjejmë një faktor kalibrues i cili të na lejojë të konvertojmë ‘përqindjen e diferencës midis gjuhëve’ në ‘kohën që kur gjuhët filluan të ndryshojnë’? Disa linguistë përdorin raportin e ndryshimit të fjalëve në gjuhë të shkruara e të dokumentuara historikisht si ndryshimet nga gjuha Anglo-Saksone në Anglishten ‘Chaucer’ e deri në Anglishten Moderne. Këto përllogaritje, të cilat i përkasin një shkence të quajtur glottochronology (ose kronologjia e gjuhëve), prodhojnë një rregull bazë i cili thotë se gjuhët zëvendësojnë rreth njëzet përqind të fjalorit të tyre themelor çdo njëmijë vjet.
Shumica e akademikëve i refuzojnë përllogaritjet e glottokronologjisë me argumentin se raporti i zëvendësimi të fjalorit ndryshon në varësi të rrethanave sociale dhe vetë formës së fjalëve. Sidoqoftë të njëjtët akademikë janë të gatshëm të bëjnë një vlerësim të përafërt. Konkluzioni nga glottokronologjia ose vlerësimi i përafërt është se PIE mund të ketë filluar të degëzohet në vitet 3000 P.E.S., me siguri në vitet 2500 P.E.S., dhe jo përpara viteve 5000 P.E.S.
Ka dhe një tjetër trajtim tërësisht të pavarur me këto që kemi bërë deri tani për sa i përket problemit të kohës — shkenca e quajtur paleontologjia gjuhësore. Porsi paleontologët mundohen të zbulojnë të kaluarën duke kërkuar për relike të groposura thellë në tokë, paleontologët gjuhësorë kërkojnë relike të groposura brënda vetë gjuhëve.
Për të kuptuar se si kjo funksionon, le të rikujtojmë se gjuhëtarët kanë rindërtuar rreth 2000 fjalë të fjalorit të PIE. Nuk është e çuditshme që këto gjetje përfshijnë fjalë si ‘vëlla’ ose ‘qiell’, të cilat duhet të kenë ekzistuar dhe të kenë patur një fjalë që prej agimit të gjuhës njerëzore. Por PIE nuk duhet të ketë një formë gjuhësore për fjalën ‘pushkë’, duke qënë se armët nuk janë shpikur deri më vitin 1300, shumë kohë pasi folësit e PIE ishin shkërmoqur në folës gjuhësh të ndryshme nga Turqia në Indi. Në fakt, fjala për ‘pushkë’ ka rrënjë të ndryshme në gjuhë të ndryshme Indo-Europiane:gunnë Anglisht,fusilnë Frëngjisht,ruzhyonë Rusisht, e kështu me radhë. Arsyeja është e qartë: gjuhë të ndryshme nuk kanë trashëguar të njëjtën rrënjë për fjalën ‘pushkë’ nga PIE por secila ka shpikur ose huazuar një fjalë të caktuar pasi është shpikur pushka.
Shëmbulli i pushkës na shtyn të marrim një seri me shpikje datat e të cilave i njohim, dhe të shohim se cila prej tyre ka dhe cila nuk ka emra të rindërtuar nga PIE. Çdo gjë — si pushka — që është shpikur pas degëzimit të PIE nuk mund të ketë një emër të identifikueshëm. Çdo fjalë — si vëlla — që është krijuar përpara degëzimit mund të ketë një formë prejardhjeje nga PIE. (Rrënja e saktë nuk mund të identifikohet gjithmonë pasi shumë fjalë të PIE kanë humbur me kalimin e kohës. Për shëmbull ne njohim fjalët në PIE për syrin dhe vetullën por jo për kapakun e syrit, edhe pse me siguri folësit e PIE kanë pasur kapakë syri.) Mbase zhvillimet e para të rëndësishme pa një fjalë në PIE janë karrocat e betejës, të cilat njohën përdorim të gjerë midis viteve 2000 dhe 1500 P.E.S., si dhe hekuri, i cili fitoi rëndësi ndërmjet viteve 1200 dhe 1000 P.E.S. Mungesa e termave PIE për këto shpikje relativisht të vona nuk na habit, pasi dallueshmëritë e gjuhës Hitite na e kishin dëshmuar tashme që PIE kishte filluar degëzimin përpara vitit 2000 P.E.S. Ndërmjet zhvillimeve më të hershme që kanë fjalë në PIE, janë ‘delja’ dhe ‘dhija’, të zbutura rreth vitit 8000 P.E.S.; gjedhët (duke përfshire fjalë të ndryshme për lopën dhe demin), të zbutura rreth vitit 6400 P.E.S.; kuajt, të zbutur rreth vitit 4000 P.E.S.; si dhe parmenda (plugu), e shpikura rreth të njëjtës kohë që u zbutën kuajt. Shpikja e fundit së cilës mund ti vendoset një datë relativisht e saktë e cila ka një emër në PIE është rrota, shpikur rreth vitit 3300 P.E.S.
Rrjedhimisht, paleontologjia gjuhësore, edhe në mungesë të provave të tjera, do e datonte degëzimin e PIE përpara vitit 2000 P.E.S. por mbas vitit 3300 P.E.S. Ky përfundim rakordon me të dhënat e nxjerra nga ekstrapolimi i ndryshimeve në kohë midis Hititishtes, Greqishtes, dhe Sanskritishtes. Pra nëse duam të gjejmë gjurmët e Indo-Europianëve të parë, do të ishte ideale të përqëndroheshim në gjetjet arkeologjike të periudhës midis 2500 dhe 5000 P.E.S., e madje pak përpara vitit 3000 P.E.S. Pasi gjetëm një dakortësi të kënaqshme rreth pyetjes ‘kur’, le të bëjmë tani pyetjen: ku flitej PIE? Gjuhëtarët nuk janë pajtuar mbi atdheun e PIE që kur kanë filluar të cmojnë rëndësinë e tij. Është propozuar çdo përgjigje e mundshme, që nga Poli i Veriut e deri në Indi, që nga Atlantiku e deri në brigjet e Paqësorit në Euroazi. Siç shprehet dhe arkeologu J.P. Mallory, pyetja nuk është ‘Ku e përcaktojnë studiuesit vendndodhjen e atdheut Indo-Europian?’ por ‘Ku e përcaktojnë sot për sot?’
Për të kuptuar pse ky problem ka rezultuar kaq i vështirë, le të provojmë ta zgjidhim atë shpejt e shpejt duke i hedhur një sy hartës. Deri më 1942, shumica e degëzimeve Indo-Europiane ishin të kufizuara në Europën Perëndimore, dhe vetëm ato Indo-Iraniane shtriheshin në lindje të Detit Kaspik. Europa Perëndimore do të ishte zgjidhja më dorështrënguar në kërkimin për atdheun e PIE: zgjidhja që do të kishte nevojë që pjesa më e vogël e njerëzve të lëvizte në distance gjigande. Fatkeqësisht për këtë zgjidhje, më 1900 një gjuhë ‘e re’ e zhdukur Indo-Europiane u zbulua në një vend trefish të pangjashëm. Së pari, kjo gjuhë (Tokarishtja, sic njihet sot) u gjend në një dhomë të fshehur prapa një muri të një manastir Budist të ndërtuar brënda një shpelle. Dhoma përmbante një librari me dokumenta të lashtë shkruar në një gjuhë të çuditshme midis viteve 600–800 pas erës sonë nga misionarë Budistë dhe tregtarë të kohës. Së dyti, manastiri ndodhej në Turkestanin Kinez, 1000 milje në lindje të folësve Indo-Europianë më të afërt. Së fundmi, Tokarishtja nuk ishte e lidhur me Indo-Iranishten, degëzimi gjeografikisht më i afërt, por me shumë mundësi me degëzimet e përdorura në Europë, mijëra milje në perëndim. Do të ishte sikur të zbulonim papritmas se banorët e mesjetës së hershme në Skoci flisnin një gjuhë të ngjashme me Kinezishten.
Natyrshëm, Tokarët nuk mbërritën në Turkestanin Kinez me helikopter. Me siguri ata ecën ose kalëruan deri atje, dhe duhet të supozojmë se Azia qëndrore atëherë duhet të ketë pasur shumë gjuhë të tjera Indo-Europiane që janë zhdukur pa patur fatin e mirë të dokumentimit në dhoma sekrete. Një hartë moderne gjuhësore e Euroazisë e bën të qartë atë që duhet të ketë ndodhur me Tokarishten dhe gjithë gjuhët e tjera të humbura Indo-Europiane të Azisë qëndrore. Gjithë rajoni sot është i banuar nga civilizime që flasin gjuhë Turkice ose Mongole, pasardhës të hordhive që pushtuan këtë zonë që nga koha e Hunëve e deri tek Genghis Khani. Akademikët debatojnë nëse Genghis Khani masakroi 2400000 apo vetëm 1600000 njerëz kur pushtoi Harat-in, por ata bien dakort se ngjarje të tilla kanë transformuar hartën gjuhësore të Azisë. Në kontrast me këtë, shumica e gjuhëve Indo-Europiane që njihen se janë zhdukur në Europë — si gjuha Kelte që Çezari zbuloi se flitej ne Gaul — janë zëvendësuar nga gjuhë të tjera Indo-Europiane. Qëndra e gravitetit në dukje Europiane deri në vitin 1492 ishte pra një artifakt i holokaustit të freskët gjuhësor në Azi. Nëse atdheu i PIE gjëndej realisht në qëndër të asaj që u bë sfera Indo-Europiane rreth viteve 600 — nga Irlanda e deri në Turkestanin Kinez — atëhere ai do të ndodhej diku në stepat veriore Ruse në veri të Kaukazit, dhe jo në Europën Perëndimore.
Porsi gjuhët na informuan mbi kohën e degëzimit të PIE, ato mund të na informojnë edhe mbi vendndodhjen e atdheut të gjuhëve PIE. Një e dhënë është se familja gjuhësore me më shumë lidhje me gjuhën Indo-Europiane është ajo Fino-Ugrike, familja që përfshin Finlandishten si dhe gjuhë të tjera autoktone të zonës pyjore të Rusisë veriore. Është e vërtetë se lidhjet midis familjes Fino-Ugrike dhe asaj Indo-Europiane janë shumë më të dobëta se ato midis Gjermanishtes dhe Anglishtes, të cilat lindin nga fakti se Anglishtja u soll në Britani nga Gjermania veri-perëndimore vetëm përpara 1500 vjetësh. Lidhjet janë më të dobëta edhe se ato midis degëve Gjermanike dhe atyre Sllave të gjuhëve Indo-Europiane, të cilat me siguri u degëzuan perpara disa mijëvjeçarësh. Ne fakt, lidhjet sugjerojnë një ngjashmëri shumë më të vjetër midis folësve të familjes PIE dhe atyre të para-Fino-Ugrike. Por duke qënë se gjuhët Fino-Ugrike vijnë nga pyjet në veri të Rusisë, kjo sugjeron se atdheu i PIE do të ndodhej në stepën Ruse, në jug të zonave pyjore Fino-Ugrike. Si krahasim, nëse PIE do të kishte lindur akoma më në jug (si në Turqinë e sotme për shëmbull) lidhja e saj do të që më e ngushtë me gjuhët e lashta Semite të Lindjes së Afërt.
Një tjetër informacion mbi vendndodhjen e atdheut të PIE është fjalori jo-Indo-Europian i trashëguar nga disa gjuhë Indo-Europiane. Përmenda se këto copëza janë veçanërisht të dukshme tek Greqishtja, dhe gjithashtu të dallueshme tek Hititishtja, Irlandishtja dhe Sanskritishtja. Kjo dëshmon se këto zona ishin të banuara nga jo-Indo-Europianë dhe u pushtuan më vonë nga Indo-Europianë. Nëse kjo është e vërtetë atëherë atdheu PIE nuk ishte Irlanda apo India (çka nuk propozohet nga askush sot), por gjithashtu nuk mund të ishte Greqia apo Turqia (çka mbështetet ende nga disa akademikë).
Anasjelltas, gjuha Indo-Europiane moderne më e ngjashme me PIE është Lituanishtja. Tekstet më të hershme Lituaneze të viteve 1500 përmbajnë një raport të lartë rrënjësh të fjalëve PIE porsi tekstet e Sanskritishtes gati 3000 vjet përpara tyre. Konservatizmi i Lituanishtes propozon se nuk ka pasur shumë ndikime apo ndërhyrje nga gjuhë jo-Indo-Europiane dhe mund të ketë mbetur pranë atdheut të PIE. Më parë, Lituanishtja dhe gjuhë të tjera Balltike ishin të shpërndara gjerësisht në Rusi deri kur Gothët dhe Sllavët i shtynë Balltikët drejt zotërimeve të tyre të tkurrura moderne në Lituani dhe Letoni. Ky argumentim pra gjithashtu propozon se atdheu i PIE ndodhej në Rusi. Një indicie e tretë vjen nga fjalori i rindërtuar para-Indo-Europian. Prezenca e fjalëve për ide dhe objekte të njohura në vitin 4000 P.E.S., por jo për sende të panjohura deri më vitin 2000 P.E.S., na ndihmon të gjejmë kohën e përafërt se kur PIE flitej. Mos mbase ky fakt na ndihmon të përcaktojme edhe vëndin ku PIE flitej? PIE ka një fjalë për borën (snoighwos), çka propozon një klimë të ftohtë dhe jo një pozicionim tropikal, dhe gjithashtu rrënjën e fjalës ‘snow’ në Anglisht. Nga bimët dhe kafshët e egra me një fjalë në PIE (si përshëmbull ‘mus’ që do të thotë mi), shumica janë të shpërndara gjerësisht në zonën e ftohtë të Euroazisë dhe na ndihmojnë në përcaktimin e gjërësisë gjeografike të atdheut të PIE por jo të gjatësisë gjeografike të tij.
Për mua informacioni më i besueshëm nga fjalori i PIE gjëndet tek fjalët që mungojnë më shumë se tek ato të pranishmet: fjalët për drithëra të ndryshme. Folësit e PIE me siguri merreshin me bujqësi, duke qënë se kishin fjalë për parmendën dhe drapërin, por vetën një fjalë për një drithë ende të paidentifikuar mbijeton sot. Kjo bie në kontrast me gjuhët e rindërtuara para-Bantu të Afrikës dhe para-Austroneziane të Azisë Juglindore të cilat kanë shumë fjalë për drithërat. Familja para-Austroneziane flitej që përpara asaj PIE, çka dëshmon se gjuhët moderne Austroneziane do të kishin patur më shumë kohë për ti humbur këto emra të vjetra drithërash krahasuar me gjuhët moderne Indo-Europiane. Pavarësisht nga kjo gjuhët moderne Austroneziane përmbajnë më shumë fjalë për drithëra. Rrjedhimisht folësit e PIE me siguri kishin më pak drithëra, dhe pasardhësit e tyre huazuan ose shpikën emra drithërash ndërsa lëviznin në hapësira më të përshtatshme për bujqësi. Ky përfundim na përball me një enigmë të dyfishtë. Së pari, deri më vitin 3500 P.E.S., bujqësia ishte bërë mënyra kryesore e jetesës në pothuajse të gjithe Europën dhe shumicën e Azisë. Kjo i zvogëlon dukshëm mundësitë për vendndodhjen e atdheut të PIE duke qënë se ai duhet të ndodhej në një hapesirë të pazakontë ku bujqësia nuk ishte ende mbizotëruese. Së dyti, natyrshëm lind pyetja pse folësit e PIE arritën të zgjerojnë territorin e tyre. Një nga arsyet kryesore të shpërndarjes së gjuhëve Bantu dhe Austroneziane ishte se folësit e parë të këtyre gjuhëve ishin bujq të cilët duke u shtrinë në hapësira të zëna nga popullata të pakta në numër dhe lehtësisht të sundueshme gjahtarësh dhe bimëmbledhësish. Që folësit e gjuhëve PIE të kenë qënë bujq amatorë që pushtonin Europën e cila kishte bujqësi të avancuar përmbys përvojën historike. Pra nuk mund ta zgjidhim ‘ku’-në e origjinës Indo-Europiane pa sqaruar pyetjen më të vështirë: pse?
Në Europë, përpara epokës së shkrimit, nuk kishte një por dy revolucione ekonomike me impakt kaq të gjerë sa mund të kenë shkaktuar një shpartallim gjuhësor. I pari ishte mbërritja e bujqësisë dhe blegtorisë, të cilat lindën në Lindjen e Mesme rreth viteve 8000 P.E.S., kapërcyen nga Turqia në Greqi rreth viteve 6500 P.E.S., dhe pastaj u shperndanë në veri dhe perëndim duke mbërritur deri në Britani dhe Skandinavi. Bujqësia dhe blegtoria mundësoi një rritje eksponenciale të popullatës njerëzorë krahasimisht me ç’mund të mbështetej me gjueti dhe mbledhje bimësh. Colin Renfrew, Profesor Arkeologjie pranë Universitetit të Cambridge në Angli, publikoi së fundmi një libër frymëzues i cili argumentonte se fermerët Turq ishin folësit e PIE që sollën gjuhët Indo-Europiane në Europë.
Reagimi im i parë ndaj librit të Renfrew-t ishte: ‘Sigurisht, duhet të ketë të drejtë!’ Bujqësia detyrimisht do të sillte rrëmujë gjuhësore në Europë, siç shkaktoi në Afrikë dhe Azi Juglindore. Kjo është sidomos e pritshme duke qënë se siç thonë dhe gjenetistët, fermerët e parë kanë kontributin më të madh tek gjenet e Europianëve modernë.
Por teoria e Renfrew-t injoron ose shmang të gjitha provat gjuhësore. Bujqit mbërritën në Europë mijëra vitë përpara mbërritjes së vlerësuar të PIE. Bujqit e parë nuk kishin mjetet që kishin folësit e parë të PIE: risi si parmenda, rrota apo aftësia për të zbutur e kuaj. PIE ka mungesa të habitshme tek fjalët për drithërat që karakterizuan fermerët e parë. Hititishtja, gjuha më e vjetër e njohur Indo-Europiane e Turqisë, nuk është gjuha Indo-Europaine më e ngjashme me PIE, siç do të pritej nga teoria e Renfrew-t, por përkundrazi është gjuha më e ndryshme dhe ajo më pak Indo-Europiane në fjalorin e saj. Teoria e Renfrew bazohet në asgjë më shumë se një silogjizëm: bujqësia me siguri solli një shpartallim gjuhësor, shpartallimi gjuhësor i sjellë nga PIE ka nevojë për një arsye, pra le të pretendojmë se bujqësia ishte arsyeja. Çdo e dhënë tjetër ama propozon se bujqësia solli në Europë gjuhë më të vjetra të cilat më pas u zhdukën nga gjuha para-Indo-Europiane si gjuha Etruske apo ajo Baske.
Por rreth viteve 5000–3000 P.E.S. — në kohën e duhur për sa i përket origjinës së PIE — ndodhi një tjetër revolucion ekonomik në Euroazi. Revolucioni i dytë koinçidon me fillimet e metalurgjisë dhe përfshin një përdorim shumë të gjërë të kafshëve shtëpiake — jo vetëm për mishin apo lëkurën, siç njerëzit kishin miliona vite që i përdornin këto të fundit — por për qëllime të reja që përfshinin qumështin, leshin, tërheqjën e parmendës, tërheqjen e mjeteve me rrota, dhe transportin. Ky revolucion reflektohet qartazi në fjalorin PIE nëpërmjet fjalëve për pendë, parmendë, qumësht, gjalpë, lesh, thurje, si dhe një seri me fjalë të lidhura më mjetet me rrota (rrotë, aks, bosht, parzmore, dhe kunj). Domethënia ekonomike e këtij revolucioni solli një rritje të popullsisë njerëzore akoma më të madhe se ajo që u bë e mundur nga bujqësia dhe blegtoria. Për shëmbull nëpërmjet qumështit dhe nënprodukteve të tij, një lopë gradualisht filloi të prodhojë shumë më shumë kalori se sa vetëm mishi i saj. Parmenda lejoi fermerët të mbillnin shumë më shumë tokë se ç’mund të mbillej me shat apo lopatë. Mjetet e tërhequra nga kafshët lejuan njerëzit të shfrytëzonin më shumë tokë pjellore dhe ti transportonin të korrat në fshatin e tyre për përpunim.
Disa prej këtyre përparimeve është e vështirë ti identifikohet datëlindja sepse ato u shpërndanë shumë shpejt. Për shëmbull, mjetet me rrota ishin të panjohur përpara vitit 3300 P.E.S., por në pak shekuj ata mund të gjendeshin gjerësisht në Europë dhe Lindjen e Mesme. Ka ama një përparim të rëndësishëm origjina e të cilit mund të identifikohet: zbutja e kuajve. Pak përpara zbutjes, kuajt e egër nuk gjendeshin në Lindjen e Mesme dhe Europën Jugore, ishin të rrallë në Europën Veriore, dhe ishin me tepri vetëm në lindje drejt stepave të Rusisë. Evidenca e parë për zbutjen e kuajve është zbuluar në kulturën Sredny Stof, rreth vitit 4000 P.E.S., në stepat në veri të Detit të Zi, ku arkeologu David Anthony ka identifikuar shënja në dhëmbë kuajsh që tregojnë prezencën e frerit për kalërim.
Tejpërtej botës, kudo dhe kurdo shfaqen kuajt e zbutur shoqëritë njerëzore kanë përfitime të pamasa. Për herë të parë gjatë gjithë evolucionit njerëzor, individë mund të udhëtonin më shpejt se çi lejonte aftësia biologjike e këmbëve të tyre. Shpejtësia ndihmoi gjuetarët që të kapnin gjahun si dhe blegtorët që të ruanin gjedhët në hapësira më të mëdha. Më e rëndësishmja ama, shpejtësia lejoi luftëtarët që të lëshonin bastisje të shpejta surprizë drejt armiqve të largët dhe të tërhiqeshin përpara se armiqtë të kishin kohë për të organizuar një kundërsulm. Tejpërtej botës kali solli një revolucion në mënyrën se si bëhej luftë dhe i mundesoi popujve me kuaj të tmerronin fqinjët e tyre. Stereotipi që Amerikanët kanë ndaj Indianëve të Rrafsheve si luftëtarë të frikshëm u krijua rishtazi, brënda pak brezave midis 1660–1770. Duke qënë se kuajt Europianë arritën perëndimin e Shteteve të Bashkuara përpara vetë Europianëve dhe mallrave të tyre, ne mund të krijojmë sigurinë se ishte kali ai që transformoi civilizimet Indiane të Rrafsheve.
SI MUND TE JENË SHPËRNDARË GJUHËT INDO-EUROPIANE
Evidenca arkeologjike bën të qartë se zbutja e kuajve kishte transformuar në mënyrë të ngjashmë shoqërintë njerëzore në stepat Ruse shumë kohë më përpara, rreth viteve 4000 P.E.S. Hapesira ku banonin këto qytetërime të stepave do të që e vështirë të shfrytëzohej nga njerëzit deri kur ata të zbusnin kuajt dhe te zgjidhnin problemet e transportit dhe të distancës. Okupimi njerëzor i stepës Ruse përshpejtoi zbutjen e kafshëve dhe më pas gjeneroi shpikjen e mjeteve me rrota të tërhequr nga qetë rreth vitit 3300 P.E.S. Ekonomia e stepave u bazua pastaj në kombinimin e deleve dhe lopëve për prodhimin e mishit, qumështit dhe leshit, kuajve dhe mjeteve me rrota për transport, si dhe një mbështetje të lehtë nga bujqësia.
Nuk ka asnjë provë për depozitimin intensiv bujqësor në këto hapa të para të qytetërimeve të stepave, në dallim të theksuar me teprinë e provave në qytetërime të tjera Europiane dhe të Lindjes së Mesme të së njëjtës periudhe. Njerëzit e stepave kishin nje mungesë vëndbanimesh të mëdha e të përhershme dhe ishin qartazi shumë të lëvizshëm — përsëri një dallim i theksuar nga fshatrat me qindra rreshta me shtëpi dy katëshe që gjendeshin në Europën juglindore të së njëjtës periudhë. Ajo që kalorësve i mungontë në arkitekturë, ata e zëvendësonin me zell ushtarak, sic dëshmohet nga varret e tyre luksoze (vetëm për burra), që gjënden të mbushura me një numër të madh thikash dhe armësh të tjera, e disa herë shoqërohen edhe me vagonë luftarakë dhe skeletë kuajsh.
Pra Lumi Dnieper në Rusi shënonte një kufi të qartë kulturor: në lindje kalorësit e armatosur, në perëndim fshatrat e pasura me hambaret e mbushura. Afërsia e ujqërve me delet përbënte rrezik. Me shpikjen e rrotës, kalorësit kompletuan paketën e tyre teknologjike, gjetjet arkeologjike dëshmojnë një shpërndarje shumë të shpejtë me mijëra milje në drejtim të lindjes nëpërmjet stepave të Azisë qëndrore. Paraardhësit e Tokarëve mund të jenë lindur pikërisht nga kjo lëvizje. Përhapja e njerëzve të stepavë në drejtim të perëndimit u shënua nga përqëndrimi i fshatrave bujqësore Europiane pranë stepave në vëndbanime gjigande mbrojtëse — e më pas nga kolapsimi i këtyre shoqërive, dhe shfaqja e varreve të ngjashme me ata të stepave në perëndim, deri në Hungari.
E vetmja risi e njerëzve të stepave që solli shpartallimin gjuhësor Europian ishtë zbutja e kuajve. Mbase ata kanë zhvilluar edhe mjetet me rrota, mjeljen e qumështit, apo teknologjinë e tjerrjes së leshit në mënyrë të pavarur nga qytetërimet e Lindjes së Mesme, por ata huazuan delet, lopët, metalurgjinë dhe me shumë mundësi edhe parmendën nga Lindja e Mesme dhe Europa. Rrjedhimisht nuk kishte asnjë ‘armë sekrete’ që e vetme mund të shpjegojë shtrirjen e qytetërimeve të stepave. Ama me zbutjen e kuajve, njerëzit e stepave u bënë të parët që bashkuan disa risi teknologjike dhe ushtarake që do të mbizotëronin botën për 5000 vitet e ardhshme — sidomos me përftimin e bujqësisë intensive pas pushtimit të Europës Juglindore. Rrjedhimisht suksesi i tyre, porsi zgjerimi Europian i fazës së dytë që filloi më 1492 ishte një aksident i bio-gjeografisë. Atyre i qëlloi të ishin qytetërimi territori i te cilëve kombinonte një tepri me kuaj të egër dhe afërsi me qëndrat e qytetërimit të Lindjes së Mesme dhe Europës.
Siç ka argumentuar arkeologia Marija Gimbutas e University of California, Los Angeles, njerëzit e stepave Ruse të cilët jetonin në perëndim të Maleve Urale në mijëvjecarin e katërt para erës sonë, përshtaten mjaft mirë me idene e krijuar për para-Indo-Europianët. Ata jetonin në kohën e duhur. Kultura e tyre përfshinte elementët e rëndësishëm ekonomikë që gjehen në fjalorin para-Indo-Europian (si rrota ose kuajt), dhe nuk kishte elementët që mungojnë nga ky fjalor (si qerret e luftës apo drithëra të ndryshme.) Ata jetonin në vëndin e duhur sipas evidencave të gjuhës PIE: një zonë të ftohtë, në jug të popullatave Fino-Ugrike, pranë atdheut të Lituanezëve dhe Balltëve të tjerë.
Nëse përshtatja është kaq e mirë, përse teoria e stepave Indo-Europiane mbetet kontroversiale? Nuk do të kishte asnjë diskutim nëse arkeologët do të kishin provuar një përhapje të shpejtë të kulturës së stepave nga Rusia jugore e deri në Irlandë rreth viteve 3000 P.E.S. Por kjo nuk ndodhi; të dhënat e drejtëpërdrejta nga pushtuesit nuk shtrihen më në perëndim se Hungaria. Ndërkohë, rreth viteve 3000 P.E.S., një shumëllojshmëri kulturash u zhvilluan në Europë dhe u emëruan sipas artifakteve të gjetura (për shëmbull kultura e veshjeve me litar apo e sëpatave të betejës.) Këto kultura emergjente të Europës Perëndimore kombinojnë elementë të kulturës së stepave si kuajt dhe militarizmi, me elementë të vjetër të Europës Perëndimore, sidomos bujqësinë. Këto të dhëna bëjnë që shumë arkeologë ta mohojnë hipotezën e stepave dhe ti konsiderojnë kulturat emergjente të Europës Perëndimore si zhvillime të lokalizuara krahinore.
Ka ama një arsye të qartë përse kultura e stepave nuk u përhap e paprekur deri në Irlandë. Stepa në vetvete arrin kufirin e saj perëndimor në rrafshet Hungareze. Ky është vëndi ku ndaluan të gjitha kulturat e mëvonshme të stepave që tentuan të pushtonin Europën, përfshi edhe Mongolët. Për tu përhapur më tej, shoqëritë e stepave duhet ti përshtateshin peizazheve pyjore të Europës Perëndimore, duke adoptuar bujqësinë ose duke pushtuar shoqëritë ekzistuese Europiane dhe duke u hibridizuar me këto popullsi autoktone. Shumica e gjeneve që rezultonin nga këto popullsi hibride mund të kenë qënë gjenet e Europë së Vjetër.
Nëse banorët e stepave i imponuan gjuhën e tyre mëmë popullatave të Europianëve juglindorë deri në Hungari, do të ishte prodhimi i këtij hibridizimi kulturor Indo-Europian, jo kultura e pastër e stepave, që do të përhapej kudo në Europë. Provat arkeologjike të ndryshimeve të rëndësishme kulturore dëshmojnë se të tilla kultura mund të kenë lindur tejpërtej Europës dhe deri në Indi midis viteve 2000 dhe 1500 P.E.S. Shumë gjuhë jo-Indo-Europiane rezistuan aq gjatë sa të ruheshin të shkruara (si gjuha Etruske), dhe gjuha Baske reziston ende sot. Rrjedhimisht shpartallimi Indo-Europian nuk ishte një valë e vetme shkatërrimi, por një zinxhir i gjatë ngjarjesh që kanë ndodhur përgjatë 5000 vjetësh.
Si analogji le të shohim si arritën gjuhët Indo-Europiane të sundojnë Amerikën Veriore dhe Jugore në ditët e sotme. Kemi një tepri me shëmbuj të shkruar që provojnë se si këto gjuhë janë rezultat i pushtimeve nga folës Indo-Europianë nga Europa. Keto emigrantë nuk shpartalluan të gjithë Amerikën në një hap e njëkohësisht arkeologët nuk gjejnë dot mbetje origjinale e të pandryshuara të kulturës Europianë gjatë shekullit të gjashtëmbëdhjetë në Botën e Re. Kjo kulturë ishte e padobishme në kufirin Amerikan. Kultura e kolonistëve ishte hibride dhe tepër e modifikuar duke kombinuar gjuhët Indo-Europiane dhe teknologjinë e kontinentit të vjetër (si pushkët dhe hekurin) me drithët Amerikano-Indiane dhe gjenet Indiane (sidomos në Amerikën Qëndrore dhe atë Jugore.) Disa territore të Botës së Rë kanë kërkuar shekuj punë e luftë përpara se të perfshihen në ekonominë dhe gjuhët Indo-Europiane. Shpartallimi nuk mbërriti në Arktikë deri në shekullin e kaluar. Po arrin shumicën e Amazonës vetëm tani dhe Andet e Perusë dhe të Bolivisë me shumë mundësi do të mbeten Indiane edhe për shumë kohë.
Le të supozojmë së nje arkeolog i së ardhmes do të gërmonte në Brazil, pasi shëmbuj të shkruar të Indo-Europianëve dhe vetë banorët e Europës do të ishin zhdukur nga kontinenti i vjetër. Arkeologu do të gjente papritur artifakte Europiane pranë bregdetit Brazilian të datuara rreth 1530, por paskëtaj do të shihte një penetrim shumë të ngadaltë të Amazonës. Njerëzit që arkeologu do të identifikonte si banorë të Amazonës Braziliane do të ishin një mishmash gjenetik i Indianëve të Amerikës, Afrikanëve, Europianëve dhe Japonezëve, që flet gjuhën Portugeze. Mundësitë që arkeologët të arrinin në përfundimin se Portugishtja ishte gjuha e pushtuesit që i qe imponuar një shoqërie vendase hibride do të ishin të pakta.
Edhe pas përhapjes para-Indo-Europiane të mijëvjeçarit të katërt para erës sonë, ndërveprime të reja me kuajt, njerëzit e stepave dhe gjuhët Indo-Europiane vazhduan të formësojnë historinë Euroaziatike. Teknologjia e popujve PIE për sa i përket kuajve ishte primitive dhe shanset janë që ishte e përbëra nga një fre i lidhur me litar dhe një kalë i pashaluar. Për mijëra vjet, vlera ushtarake e kuajve vazhdoi të përmirësohej nëpërmjet frerit metalik dhe karrocave ushtarake të tërhequra nga kuajt rreth viteve 2000 P.E.S., e deri tek patkonjtë, yznegjitë dhe shalët e trupave kalorsiake të mëvonshme. Ndërsa shumica e këtyre zhvillimeve nuk lindën në stepa, njerëzit e stepave ishin ata që përfitonin më shumë prej tyre, sepse ata kishin gjithmonë më shumë kullotë dhe rrjedhimisht më shumë kuaj.
Ndërsa teknologjia evoluoi, Europa u pushtua nga popuj të tjerë nga stepat midis të cilëve Hunët, Turqit, dhe Mongolët janë ata më të njohurit. Këto popuj gdhëndën një vazhdimësi me perandori gjigande e jetëshkurtëra që shtriheshin nga stepat e deri në Europën Lindore. Por njerëzit e stepave nuk mundën ti impononin gjuhën e tyre asnjëherë tjetër Europës së Perëndimit. Ata e gëzuan avantazhin e tyre më të madh vetëm në fillim, kur kalorës para-Indo-Europianë pushtuan një kontinent tërësisht pa kuaj të zbutur.
Kishte dhe një ndryshim tjetër ndërmjet pushtimeve të mëvonshme dhe pushtimit të panjohur PIE. Pushtuesit e mëvonshëm nuk ishin më folës Indo-Europianë të stepave perëndimore, por folës të gjuhëve Turkice dhe Mongole të stepave lindore. Ironikisht ishin pikërisht kuajt, që i bënë të mundur fiseve Turke të Azisë qëndrore pushtimin e territorit të gjuhës së parë të shkruar Indo-Europiane, Hititishtes, në shekullin e njëmbëdhjetë të erës sonë. Shpikja më e rëndëishme e Indo-Europianëve të parë u kthye pra kundër pasardhësve të tyre. Turqit janë gjerësisht Europianë në përbërjen e tyre gjenetike, por jo-Indo-Europiane në gjuhën e tyre Turke. Ngjashmërisht, një pushtim nga lindja më vitin 896 e la Hungarinë moderne gjerësisht Europiane nga pikëpamja gjenetike, por Fino-Ugrike në gjuhën e saj. Duke ilustruar se si forca të vogla kalorsikae nga stepa mund tju impononin gjuhën shoqërive Europiane nëpërmjet pushtimit, Turqia dhe Hungaria janë modele se si pjesa tjetër e Europës filloi të fliste gjuhë Indo-Europiane.
Eventualisht, njerëzit e stepave në përgjithësi, pavarësisht gjuhës rreshtën së fituari përballë teknologjisë së avancuar të Europës Perëndimore. Kur fundi erdhi, ai ishte i shpejtë. Më 1241 Mongolët gdhëndën perandorinë më të madhe të stepave që ka ekzistuar ndonjëhere që nga Hungaria e deri në Kinë. Por pas vitit 1500, Rusët me gjuhën e tyre Indo-Europiane filluan të shkelnin kufjtë e stepave nga perëndimi. U deshën vetëm pak shekuj imperializmi carist për të pushtuar kalorësit e stepave të cilët kishin terrorizuar Europën dhe Kinën për mbi 5000 vjet. Sot stepa është e ndarë midis Rusisë dhe Kinës, dhe vetëm Mongolia është gjurma e fundit e pavarsisë së stepave.
Shumë nonsens racist është shkruar mbi superioritetin e Indo-Europianëve. Propaganda naziste bënte thirrje për një rracë të pastër Ariane. Në fakt, Indo-Europianët nuk kanë qënë kurrë të bashkuar që nga përhapja para-Indo-Europiane më shumë se 5000 vjet përpara; madje edhe folësit e gjuhëve PIE mund të kenë patur kultura të ndryshme. Disa nga luftat më të ashpra e aktet më të ndyra të regjistruara nga historia kanë vënë një grup Indo-Europian kundër një tjetër grupi të së njëjtës prejardhje. Hebrentjë, Romët, dhe Sllavët të cilët Nazistët donin ti zhduknin nga faqja e dheut, flisnin një gjuhë po aq Indo-Europiane sa gjuha e persekutuesve të tyre. Folësit e gjuhëve para-Indo-Europiane thjeshtë qëlluan në vëndin e duhur, në kohën e duhur për të kombinuar një seri me teknologji të rëndësishme. Nga kjo lojë e fatit, gjuha e tyre mëmë do të ishte ajo që do të degëzonte gjuhë që sot fliten nga gjysma e botës.
NJE FABUL PARA-INDO-EUROPIANE
Owis Ekwoosque
Gwrreei owis, quesyo wlhnaa ne eest, ekwoons espeket, oinomghegwrrum woghom weghontm, oinomque megam bhorom, oinomque ghmmenm ooku bherontm.
Owis nu ekwomos ewewquet: ‘Keeraghnutoi moi ekwoons agontm nerm widntei.
Ekwoos tu ewewquont: ‘Kludhi, owei, keer ghe aghnutoi nsmei widntmos: neer, potis, owioom r wlhnaam sebhi gwhermom westrom qurnneuti. Neghi owioom wlhnaa esti.
Tod kekluwoos owis agrom ebhuget.
Delja dhe Kuajt
Në [një] kodër, [një] dele që nuk kishte lesh pa tre kuaj, njëri [prej tyre] duke tërhequr [një] vagon të rëndë, njëri duke mbajtur [një] peshë të rëndë, dhe njëri duke mbajtur [një] njëri.
Delja i tha kuajve: ‘Më dhemb zemra, tek shikoj [një] njëri duke kalëruar kuaj.
Kuajt thanë: ‘Dëgjo, dele, zemrat tona dhëmbin kur shohim [këtë] burrë, padronin, tek e bën leshin e deles në [një] veshje të ndrohtë për veten e tij. Dhe delja nuk ka lesh.
Pasi dëgjoi këtë, delja vrapoi në fushë.
Në mënyrë që të krijoj një ide se si mund të ketë tingëlluar gjuha para-Indo-Europiane, kam përfshirë fabulën e mësipërme, të rindërtuar në PIE, bashkë me një përkthim. Fabula u krijua më shumë se një shekull më parë nga gjuhëtari August Schleicher. Varianti i ndryshuar dhënë këtu është ai i bazuar në një publikim të W.P. Lehmann dhe L. Zgusta më 1979, dhe përfshin ndryshime që rrjedhin nga një njohje më e thellë e PIE që nga koha e Schleicher-it. Ky variant është ndryshuar pak nga Lehmann dhe Zgusta për ta bërë më të kuptueshëm nga personat pa njohuri të fushës sipas këshillave të Jaan Puhvel.
Ndërsa PIE ngjan në pamje të parë shumë e çuditshme, shumë fjalë mund të identifikohen nga një kërkim më i vëmendshëm për shkak të rrënjëve të ngjashme në Anglisht ose Latinisht që kanë ardhur nga PIE. Për shëmbull, owis do të thotë ‘dele’ (sheep, ewe, ovine); wlhnaa do të thote ‘lesh’ (wool); ekwoos do të thotë ‘kuaj’ (horses, equestrian, equus), ghmmenm do të thotë ‘njëri’ (man, human, hominem); que do të thotë ‘dhe’ (and, si në latinisht); mega do të thotë e madhe (big, megabucks); keer do të thotë ‘zemër’ (heart, core, cardiology); moi do të thotë ‘mua’; dhe widntei and widntmos do të thotë të shohësh (see, video). Tekstit i mungojnë format e shquara dhe të pashquara si dhe ai e vendos foljen në fund të fjalisë.
Ndërsa ky tekst mund të tregojë se si i dukej PIE disa gjuhëtarëve, nuk mund të merret si një shëmbull tërësisht i saktë. Kujtojmë se PIE nuk u shkrua kurrë; e rrjedhimisht akademikët kanë mendime të ndryshme mbi rindërtimin e saj. Fabula në vetëvete është e shpikur dhe përdor vetëm fjalët e kohës.